Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritArze Hasanaj-HESHTJE VJESHTE

Arze Hasanaj-HESHTJE VJESHTE

Heshtje vjeshte

Andej rrugës kur kalova ,
ditë e bukur vjeshte .
Edhe mali edhe fusha,
kishin rënë në heshtje.

Edhe unë ashtu veprova,
nuk lëshova asnjë zë.
Vetëm heshtje kudo kishte,
më pëlqente shumë kjo gjë.

Fletët binin me ngadalë ,
ngjyrë ari të blerta .
Ato nuk lëshonin zë,
se ishin shumë të lehta.

Në mal vjeshta kish trokitur,
në heshtje pa u ndi .
Sa ëmbël frynte një erë,
binte pak dhe shi .

Për një qast aty ndalova,
shpirti mori jetë .
Ti moj vjeshtë që je e bukur .
Pse ikën kaq shpejt ?

            PUNOI:Arze Hasanaj
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT