Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritArze Hasanaj-Kujtimet me shi

Arze Hasanaj-Kujtimet me shi

Kujtimet me shi

Pas xhamave rrëshqasin ,
në heshtje ca pika me shi.
Brenda qëndronim pa fjalë ,
po në heshtje unë dhe ty.


Me tinguj e leht pas xhamit,
shikoheshim veq në sy.
Me fjalë fliste vetëm heshtja,
më shumë se flisnim ne të dy

.
Disa qaste ashtu qëndruam,
heshtur krejt në meditim.
A shiu ishte i vetmi fajtor ,
A kishim ndonjë tjetër qëllim?


Kjo kohë e bukur me shi ,
nuk paguhej me asnjë çmim.
Nën tingullin e lehtë të shiut
e ndjem ashtu një përqafim

.
Me shiun përqafimin tonë ,
e mbajtëm si të shtrejt kujtim.
Sa her troket shiu mbi xham,
i ndjej pikat plot mallëngjim

.
E ndjej brenda atë ngrohtësi,
e ndjej fortë atë shtrëngim.
E kam si kujtim të zemrës ,
e ruaj thell në shpirtin tim .

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT