Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritArze Hasanaj-Mbrëmjet me hënën

Arze Hasanaj-Mbrëmjet me hënën

Mbrëmjet me hënën

Sonte po të ndal moj hënë,
se diçka kam për të thënë.
Pse e dashur ne të dya ,
po krijojmë shpesh xhelozia.


Jo mes vete moj e ndritur ,
po për ato që se kan pritur.
Ti shëndrit qiellin e kaltër,
mua në tokë me jep uratën.


Si natë vere si natë vjeshte,
u bëm shoqe bëm marrëveshje.
Ty në qiell me drit mban botën,
Unë në tokë të ndriçoj tokën


Po unë të pyes,a më tregon?
Pse moj hënë na xhelozojnë?
S’ju besohet ndoshta shoqëria
që e kemi nisur ne të dya.


Në çdo mbrëmje natë të vonë,
rrezet tua më shoqërojnë.
Më pëlqejnë e më vjen frymëzimi,
vargu rrjedh si ujë burimi


Por me ty prej se u njoha,
më e vlefshme më duket koha.
Flas me ty mbrëmjet e vona ,
kurr s’mbarohen fjalët tona.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT