Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritArze Hasanaj-Me yjet të pres

Arze Hasanaj-Me yjet të pres

Me yjet të pres

Të prita kur yjet mbushën qiellin plot,
ashtu siç pret dita diellin në mëngjes.
Më the se me yjet një natë do të vish,
ca kohë ka kaluar por ende po të pres.


Sa herë dalin yjet unë të kërkoj mes tyre,
të shohë dy syt e tua që më japin veç shpres.
Me hënën bisedoj e pyes për çdo natë,
a do të shoh më ty a ëndërr do të mbes.


Një këngë për ty këndoj mes yjesh pa fund,
nëse i pyet yjet të tregojnë që jam unë.
Këndoj për ty këndoj një këng a një refren,
të pres ashtu me shpres por ti jo nuk po vjen

.
Nga pritja nuk do lodhem do pres deri pa fund,
sa është qielli me yje aq kam durimin unë.
Nëse një ditë me thinja e rrudha me shikon,
as këtu pritja ime për ty nuk përfundon

.
Se di ndoshta do vish apo aq shumë do pres,
sa hënën nuk e shoh as diellin në mëngjes.
Nëse më ndalet fryma duke të pritur ty,
akoma kam një shpres të pres në përjetsi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT