Qiellin tim e dua
Qielli im është më i bukur ,
edhe retë të kan shumë hije.
Ku dëgjohet gjuha shqipe ,
ku kam ëndrra prej fëmirie
.
Sot ky qielli spo duket i bukur,
mbushur pëllumba e dallëndyshe.
Që shtegtojnë në vise të largta,
çdo mëngjes duket më ndryshe.
Lënë folen e tokën e gjyshërve,
zbrazur shkret si mos më keq.
Po mendojnë do gjejnë më mirë,
nga kto mendime gabojnë keq.
Asnji diell nuk ngrohë në shpirt,
kur len diellin e vendlindjes .
Asnje fjalë nuk shkruhet bukur,
sikur fjalët e nënës shqipe.
Sa pikëllim e sa e dhimbshme ,
kur e shoh rinin po shkojnë.
Humbin gjuhën e rritin fëmijë,
si të huaj në atë tokë jetojnë.
Por kur kthehen në vend të tyre,
fëmijët me shiku gjysh e gjyshe.
Sa e tmerrshme spo kuptohen,
flasin n’gjuhë të huaj e jo n’gjuhë shqipe.
