Jasir Asani shprehet mjaft optimist për ta fituar ndeshjen ndaj Çekisë nesër në ‘Air Albania’.
Shqipëria dhe Çekia ballafaqohen nesër në ‘Air Albania’ me fillim nga ora 20:45.
Në një intervistë për mediat çeke, Asani ka theksuar se Çekinë e pret ‘ferri’ në Shqipëri.
“Pritni ferrin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori futbolli”, thotë Jasir Asani në një intervistë ekskluzive për iDNES Premium.
Ju kujtohet barazimi i bezdisshëm 1-1 nga Çekia? “Po, por këtë herë ne po luajmë në shtëpi, ne duam të fitojmë”.
