ÇKA I SOLLE MSHEFUN N’GJI
N ‘cicërima zogjsh, ndjeva zanin tand , tek pêrshprit vragët e përkulesh mbi tokën amë
Erdha përsëri un mergimtari yt shpirtvramë
Hap kraht e m’ prit ,merrem n’gryk
Prej mallit m’jan err sytë
Prore kam pas mall per arbni e vashen tëme shtatselvi
E tash, ohh tash m’u shtue edhe nji
E ktij t’fundit spo i gjej dot anë, syt m’i ka lan pa sy e shpirti endet si pa jete mrena tij
E ndjeva praninê tande
n ‘shije t ‘ajrit q’i mbush mushkritë
Perendimit ngula shikimet dashta me dit
A frymon n’ Dardani a Shqipni ,se mka mberthye nji mall i paanë
Trupit si veladon i kuq
mbshjellun m’rri kjo dashni
Hej ti mergimtar shpirtbardh, trojesh tua paske mbrri
Oxhakut me i nxjerr tymin, vatren me mbajt gjall
Baben mos me korit , me bes e burrni t’ ka rrit
E për vashen tande
Per t ‘bukuren syulli
Gur u ba e lumja flokartë,
pragut tue t ‘prit ty
Çka i solle mshefun n’ gji
Gjerdan e unaze flori
Lule per floket a velin e badhë
A mos n ‘gjujn don me ra
t’martohet me ty..
Oh, jo …
Ksaj zemres teme mbushun mall
Ngarkue kam temen dashni
Asht relikja ma u bukur , ndjenjë e rrallë
Thesar mbi thesar, ar e flori!
