Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-Ç'MODERNIZIM I SKELETOSUN

Asja Mulgeci-Ç’MODERNIZIM I SKELETOSUN

Ç’MODERNIZIM I SKELETOSUN
Kjaj, jo për inerci ,se nana m’solli ksaj melodi jete, ktij tingulli t’mjaltë,
Tue rreshkit dhimash t’ambla barkut t’saj,
Njasaj rruge t’lultë, gaz e vaj….


Kjaj,si fmi i padjallzuem,lotet dikund m’u ngatrruen
Pafajsisë t’moshës m’mashtruen
Kurrgja tue mos dit,mbi vorr t’babes çojsha lule përditë
Brishpatit tek kullotsha bagtitë …

.
Kjaj, se nuk mujta kurrë me u lazdrue prehnit t’tij si çdo vajz,s’ma puthi kurrë t’bukurin sy
Vedin s’mujta me njoft, koha na mbeshtolli rrejshëm krahsh ftohtë,
Na mbylli sy e medje pa mshirë,
T’miren s’na e dha si t’tille, as diellit s’i putha dot rrezet si e dlire!


Kjaj, si bijë, se vllazen e moter m’jan shkep keqas nëpër bote
Zjarrmi nuk kuqlon ma n’voter
Sytë nuk presin ngul maj kodrès
dikush me ardhë!


Nji nate me bujt, dajallar e teze shtruem rreth sofres , me shue mall, n’cakrrim t’gotës
Un kjaj edhe për vajzen kur del nuse ngutshëm prej shpie,
Pa lag qerpikë, ky vaj nektar, përmalluem n’shenj dashnije, për prinder e vllazni
Oh ç’modernizim i skeletosun,
Ç’ brez i akullt, pa uj n’sy….
E prap s’përmbahem
M’tradhton vedi e nis e kjaj
Perqafime e dashuni, nisim pafund kacavjerrun n’tela interneti

….
Paçka rrugs takohena e drue s’flasim ndervedi …
Oh,si m’zihet fryma prej kjameti
E bie permbys denesash turrem, vedin kafshoj me dham
Dhimbja m’ndan dy trupash
Sa rrallë shihena, e sa pak ndihna gjallë!

Ani se mbeta tue kja plagt, prej kohnash
va e pa va…


Se dikund motres i vranë t’vetmin vlla
E dikund,deres t’huj hyni me daire e tupana
su ba kurre e saj ,
Nji nane, ksaj lulevere, iu pre jeta n’mes
nga nji i pabesê!


E kshtu nis e lotoj përsëri me sytë e fmijes jetim,
Krijesmira e Zotit hapon kalamenun si neper tym
Hallakatet si bloza oxhakut
Thonjsh ç’i vodhen lumtuninë, buzqeshjen buzeve ngrinë
N’kembim,andrrat t’kputune si shpërblim!


E kso zharakame t’përvuajtshme
si mundem mos t’kjaj
Dhimbjen vesh si kmishë rreckosun
Shpirtit shtërguem mbaj!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT