EDHE MAGJISË I PRISH MAGJINË
Ç’më ngriu loti faqesh
kërcu u bana
Mbas ikjes tande,
Dënesash mbeta tue shfry inatin
Tue kacafyt idhët me fatin,
Pamshirshëm m’ftohu shtratin.
Ia mora inatin kohës që m’vodhi
Tinëzisht kohen teme,
E djenjen më la jetime
ngujuem n’dhoma zemre.
Tue ndjek hapat renda drejt teje
Hijen tande tue përcjell me sy,
Vajshëm mbledh kujtimet mes lotësh
Mos treten si dielli mbas reve.
Më oshëtinë veshëve hala zani yt
Oh, mos e mira jeme sy-ulli,
Mos ma ngrys ftyren e bukur
mos e thirr lotin se druej prej mërzisë
Edhe moti çart motin
.
Ani se larg diku nji cep t’globit
Shtrëngon i vetëm ndjenjën
Me mbyt vetminë,
Hakërrehesh mbuluem lotësh
fajson njerzit ashtu kot
si vetngushëllim…
Që dashnisë i përfolin dashninë,
E hyjnishmja çerdhe-artë,
Kryenalt hedh botës mantelin e saj
Edhe magjisë i prish magjinë!
