E dij, nuk do vdes, nga kjo mungesë,
se ti do tretesh, do mbetesh jetim,
do t’i përshpris butë, zemres me shpresë
le t’me shpētoj nga i mbrapsht vegim
Me frymë lulesh t’i hap qepallat
diamant rrazë veshit, buzen qershi
ndersa hana mbi det, puthë stërkalat
me diellin mbas saj, puthem n’sy
Jo kurrsesi, nuk mundem t’vdes
se mbetesh i vetem, pa busull pa shpresë
nuk mundem shpirtin, me lanë pa frymë
ksaj humbtire do tretem, si e nadjes brymë
Nuk do t’vdes, as kur fryma t’me ndalë
tetana lulet çelun n’gji, melhem per dashni
ky eliksirë jete, ilaç i rrallë,
ngjyrë gjaku, dritë për sy!
