Gacë e prush, puthje shpuzë
Prekje dielli, n ‘buzē e gushë
Grishje hane, prehje nënkresës
N’det harrimesh, mohim i vetes
Kridhem butë, pupël mes reshë
As frymoj, as ndihem gjallë
Poresh tua, ngjallem vdes
Paj të due, ç ‘mu ba ves
Relike artë, mbi qerpikë
Lotin mos ma ndill kurrë
Se ah, ftyrës fikem, zhdukem vrik
Kallkanosem, rozafë n’murë
Shtatë palë diej, veshun si kmishë
As mbërdhin as përvlon…
Çartje motesh, vegim diejsh
Dashuroj përtej dashnisë
Kripmjaltëz jam,ta dishë!
