Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-PERLAT E SHPIRTIT TEM

Asja Mulgeci-PERLAT E SHPIRTIT TEM

PERLAT E SHPIRTIT TEM

Eh, kjo natë…
Sikur mban duersh
Perlat e shpirtit tem,
Dhe ja besoj asaj
si e padjallëzueme krejt e pafaj…


Mbi çati,shiu veson mbi mue
Piklat si lot malli,
Ç’mi njomi andrrat,
S’e mora dot inat
Edhe pse m’mshefi hanen,
Shpirtshëm, sikur shpirtit tem
i gjen anen


Yjet derdhen mbi mue
si ujëvarë
C’pikturë prarueme
m’prushojn prehnit,
Turrem n’krahë ere
Flatroj ngjit hane,
Mbi male,fusha e oqeane,


Si cakrrimë gote m”jehon s’largu,
Mallshëm nji za,
E trandun ngrij,
Mbaj vesh…


Mbledh kaçurrelat rreth kreje
për mos me m’pa,
Tutem mos largohesh
meje, njashtu trishtuem,
E druej s’ke me u kthye ma!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT