Monday, March 23, 2026
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-RRI PASH MUE

Asja Mulgeci-RRI PASH MUE

RRI PASH MUE

Flatrova horizontesh si zog
n’përvlim t’ksaj stine
Fërfëllim aromëmirë t’u bana
Lulet e shpirtit,mos me i lan
me u tha


N’ajri t’ksaj toke mbusha mushkritê
Dashta buzës tande shpirtin me shkla
Se kangt e dashnisë kompozuem zemrash
Kshtu duhen kndue s’duen kja


Si mburojë perendie mantelin e diellt
T’hodha mbi ftyrë
Ani se symbyllë qiejve t’botës t’u bana yll


Edhe nëse trulluem rreth vedit endesh
E “s’kie sy” me pa kyt mrekulli,
Rrahjet n’krahnor i kam t’gjalla
Nuk aktrova njasaj skene t’zjarrtë

ndjenjat jane krejt “naive”
Ato s’njofin djallzi
Udhtova damarve t’zëmres
Njasaj korsie bojgjak,


Verbuem kjesh prej dashnie
Ngjitun ashtit t’saj, palcen e shpirtit
shtrydha për ty,
Renda dritës tande si me ken pa sy


Oh, me dashni zemre
Mbajma gjall ket dashni
A e din i dashtun
Unë gjalloj edhe pa frymue
për ty


Ndaj,rri ngjit meje
si shtëllungë rebardhë,
Njashtu sic un t’due
Rri, pash mue!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT