S’DESHI T’JA DINTE PËR
T’SAJAT HUQE
E dielltë , pehrri grua, ç’fektim e zjarrtë n ‘ajri
Dy sy kish si orakuj, oh ç’sy
Ç’qafë g’jatë gastareli
Belhollë shtatselvi
Gjoksit t ‘saj, tund pafajshëm t’bëshëm gjinjë
Si thllanz fërfëllinë, krelat hedhun mbi shpinë
Si bore malit,ortek e suferinë
Brym petaleve ndrinë
Nadjeve t ‘bardha trupin shtriq ngjit tijë,
si gjeraqinë
N ‘zanushë shndërrohet sa çil e mshil synê
Afsh përvëlues , shikime shpuese, prushë
Ashiket rrotull ç’i vijnë
Hiret sysh i perbijnë
Turfullojnë inatosun tek thithin nikotinë
…dot se arrijnë
Ç’ ikball pati ai djalë
E rrallë n’jalë arratisun prej deti
Përplitet njatij stralli
Ç’e muar për nuse ai fat’bardhi
S’desh t’ja dinte për t ‘sajat huqe
Njishuem honesh t ‘saj, në t ‘sajat kurme treti
Nektar hurp buzve t’kuqe
Me kmishe kish lindun thanë
Mbshtjelun shpirtit, mban dashninë e saj
Zemren skalitun brenda zemres dashurue
N ‘pajë si amanet i kish çue!
