Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-MBRETIT TË VARGUT

Asllan Miftari-MBRETIT TË VARGUT

Kam dashur qëmoti të derdh vargje
Se për dikë s’ pritet kohë, e s’ ka rradhë
Mbrëmë dikush nga Lart ! – Zgjohu më tha !
Iku mesnata e mëngjesi fillon të zbardhë !

Se në mesnatë, yjet shkëlqejnë qiellin
Hëna ndriçon e zverdhon tokën
Engjëjt nisen e zbresin nga Lart !
Ec thonë…! – Mos e tund kokën !

Se për miqtë ke, detyrë dhe obligim
Ato të mbushin me muzë e frymëzim
Ndaj mos u kurse në bojë e shkrim !
Nganjëherë pena kërkon dhe reflektim !

Reflektim…! – Jo ç’ t’u vijë për mbarë
Por të shprehet ndjenjë e sinqertë
Siç e kërkon i tyre respekt !
Siç e meriton miqësi e vërtetë !

Ndaj sot do të shpalos në varg
Pa kursyer shpirtin tim të dlirë
Për ju mikesha e miq fisnikë
Që penen time, asnjë çast se latë të ngrirë !

Për vlerën, që më dhatë të ndjehem poet
Në mendje e zemër u kam ditë natë
Pa reshtur do t’u përcjell shëndet e mirënjohje
Ndjej…! – Kjo është më e bukura uratë !

Por sinqerisht..! – S’ ndjehem mirë me emrin poet
Sido të thoni, vargshkronjës e quaj veten përherë
Poet është paksa, emër i veçuar dhe i lartë
Dhe se ngarkoj veten, në tej mbivlerë !

E ndjej shpirtërisht, kohën tuaj të çmuar
S’ thonë kot, koha është flori
Ndaj përulem me respekt, sejcilit prej jush
Për kohën e motivimin me çiltërsi !

Kam thënë dhe e them me plot bindje
Me ndjenjë të thellë e tepër sinqeritet
Jeni Ju.., mikesha e miq që jepni vlerë
JU jeni…! – Mbreti përmbi Mbret !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT