Ditë e madhe, me plot diell sot
Më të mëdha, presim të tjera herë
Të lutem i madhi Zot !
Njerëzimit sjelli, veç mirësi e pranverë !
Ditë shprese për të gjithë
Ditë të mëdha sjellësh përherë
Për të gjithë motra e vëllezër të një gjaku
Katolikë e muslimanë, ortodoksë e të krishterë !
Sa bukur e ndjejmë këtë ditë të madhe
Sa të begatë e plot lumturi
Sa të lumtur ndjehemi në shpirt sot !
Kur njëri – tjetrin urojmë me përzemërsi !
Sa i lumtur ndjehem sot !
Më i lumtur se mijëra herë
Kur shpirtin më pushtojnë urimet
Nga motra e vëllezër katolikë, ortodoksë e të krishterë !
Një rrënjë e një trung kemi
Një rënjë shpërndarë në shumë degë
Një rrënjë e një trung të mbetemi
Paqësor deri sa të ketë jetë !
Një rrënjë e një gjak të mbetemi
Më të bashkuar se të tjera herë
Feja është besim shpirtëror
Gjaku është gjak ! – Motra e vëllezër si përherë !
Të gëzojmë e lumturojmë së bashku,
Ditët më të lumtura si përherë !
Jemi motra e vëllezër të një gjaku
Katolikë e muslimanë, ortodoksë e të krishterë !
Të festojmë ditë të lumtura
Jo të ndarë, por gjithmonë bashkë
Të festojmë paqësisht së bashku
Krishtlindje, bajramë e pashkë !
