Tuesday, October 14, 2025
BallinaLajmeAsnjë i vdekur dhe kaq raste të reja me virus në 24...

Asnjë i vdekur dhe kaq raste të reja me virus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 3.628 raste të reja me virus.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.

Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.

Në total numri i rasteve aktive është 33.952.

Më poshtë keni postimin e MSH’së. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT