Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritAta që dashurojnë akoma-Fatos Arapi

Ata që dashurojnë akoma-Fatos Arapi

Ata që dashurojnë akoma

Ata që s’kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që s’kanë zjarr,
kur të kujtojnë zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Të pagjumët e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT