Wednesday, February 4, 2026
BallinaSportAtletico arrinë t’i merr një pikë Realit në frymën e fundit

Atletico arrinë t’i merr një pikë Realit në frymën e fundit

Atletico Madrid ka arritur që ta marrë një pikë në momentet e fundit, në derbin lokal kundër Real Madridit.

Skuadrës së Diego Simeonës, një barazim ia siguroi Marcos Llorente, i cili realizoi në minutin e 93-të, pas asistimit të Memphis Depay.

“Los Blancos” kaluan të parët në epërsi me golin e Brahim Diaz, i cili realizoi në minutin e 20-të.

Ky barazim i mban “mbretërit” në krye të tabelës në La Liga.

Skuadra e Carlo Ancelottit, ka arritur që pas 23 xhirove t’i ketë 58 pikë apo dy më shumë se përcjellësja, Girona, e cila i ka 56-të në vendin e dytë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT