Friday, January 23, 2026

ATY KU ISHE TI

ATY KU ISHE TI
(Nënë Terezës)

…aty ishte
një jetë e shpëtuar
një sëmundje e shëruar
aty loti e mrrolat e fytyrave
shndërroheshin në buzëqeshje

…të pastrehët
Ty të kishin strehë
të varfrit magje buke
e bonjakët Nënë…

Aty ku ishe Ti
s’kishte urrejtje
e doje paqen
mbete shembull për njerëzimin

Aty ku ishe Ti
ishte Zoti…

…është gabim
e pa qelluar
mund të jetë gënjeshtër
apo fjalë koti

kush e thot
se nuk mund takohem
të flas
ta përshendes
madje edhe ta ledhatoj
shpirtin e saj engjullor…

Poezi nga Dibran Fylli

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT