A ishe ti mbret, kur linde ?
Në qiellin e shtatë bënte roje Zeusi,
Një reinkarnim i fuqisë njerëzore
Zhvendosur në trupat tanë fizik.
Shpirti i takon të madhit Zot,
Fryma, dashurisë së shenjtëruar në tokë – e mbi dhe !
Nuk ishe mbret, u bëre me bekimin tonë.
Prandaj, pse nuk beson se je i vdekshëm Cesar ?
Pas teje, lindi dielli përsëri
Ndonëse, sa herë na duhet ne,
Ne të poshtëruarve e të fyerëve
Na e dërgon yn Zot
Një “Adam” të ri.
A ishe ti mbret, kur s’ishe ?
Pasi vdiqe,
Pasi ne u lodhëm duke të të qarë
E duke të të kujtuar,
Më shumë për mizoritë dhe pabesitë,
E më pak për pushtetin që ta dhamë.
Mbret, rrofsh ti
Mbi dhe e nën dhe,
Se ne kurrë se kuptuam nëse ishim fletë dushku,
A personazhe të çmendura të ëndrrave që shohim esëll
Dhe kur na kaplon vdekja…
Mbret, na falë për gabimet tona,
Për fajet tona,
Por mos kërko shpëtim në shenjtërinë që se japim ne.
Ti s’ishe mbret, kur linde.
Prandaj, rrofsh mbi çmenditë tona.
E ne, paqim uratën e engjullit të ri…
