KOHË DASHURIE
Nuk harroj dot pema ime
zemërdashurinë që e kam ujitë
nën hijen e mrizeve me zana
dhelpra zgjatej të mbërri hardhitë
Nga vapa e korrikut a thua
zemrat flisnin siç unë dua
apo fshihte zemërsinë e mikut
si dashuria lajkatare e ashikut
Shpirti e zemra ime përplot dashuri
e shtrirë nëpër tokën Arbërore
zemër shkarravitur e përqyrrur
ik nga atdheu im prore
U flas fëmijëve, e prezantoj
mbushë muret plot kujtime
zgjohem çdo mëngjes i përlotur
n’emocione përflakur presim agime
Vuajtjet plot dhimbje përjetuam
hoqëm t’zi ullinjsh sa u bashkuam
vallë jam në ëndërr të trishtë
apo të gjitha lehtë i harruam.
