Vargjet e tua, penartë
nga buza jote e zjarrtë,
notat në ditarin nën sqetull,
e flokun e zi mbi vetull.
Më ndaloi tërë hovin,
unaza që tani mbaje,
më la krahëhapur –
të të përqafoja përjetësisht.
Flas me aromën e kafesë,
në idhtësinë e një cigare,
duarëbardha e shpirtit tim
ujiste karshi lulet në dritare.
Shpresa jeton në ëndërr,
teksa lexoj vargjet me lot.
Vargun tënd, mendjendritur,
mbolla në shpirt për jetë e mot.
