Bukuria mos të të mbetet palë,
po të fluturojë nëpër qiell,
e të lundrojë mbi det me valë.
Si krah shqiponje të fluturojë,
botën ta mbulojë dashuria,
edhe yjet e qiellit t’i përshkojë.
Ah, se ç’shijoj ata sy nën hije,
paksa të gjelbër, përplot shije,
qerpikë të gjatë – kurorë bukurie.
Buzë zjarri si yjet në qiell,
për unazë të fal hënën,
sytë e bukur shkëlqejnë si diell.
Buzëqesh me ngrohtësi,
të thurim një urë dashurie,
puthjet tua – ngrohtësi përplot shije.
Mos e mbaj bukurinë palë,
por shtrije mbi detin Jon, mbi valë,
deri në krahërorin tim – mos të ndal.
