Zekerija Idrizi është teolog, studiues, publicist, eseist, dramaturg, romancier, poet dhe kritik letrar. Lindi në vitin 1969, në lagjen e Dizhonit në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen “Medreseja Isa Beu” i kreu me sukses të shkëlqyeshëm, në Shkup. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Shkencave dhe Filozofisë Islame, në Sarajevë.
Me shkrime ka filluar të merret që nga bankat e shkollës fillore, për të fituar në intensitet në vitet gjimnaziste dhe universitare. Botoi qindra shkrime në revistën informative, kulturore e shkencore “Hëna e re”, organ ky i Bashkësisë Fetare Islame, në Maqedoni. Herë pas herë, botoi shkrime studimore, eseistike e publicistike edhe në gazetat tjera shqipe si në: “Flaka” (Shkup), “Fakti” (botimi në diasporë dhe Shkup), “Koha ditore” (Prishtinë), Bota sot” (Cyrih); te portalet: “Destiancion”, “Dritare e Re”, “Albania-press”, “zemrashqiptare”, “fjalaelirë”, “albemigrant-wordpress”, “ekonomia.info”, “portalb.mk”, “pacenzure.com”, “orashqiptare”, gazeta “nacional”, “orfeu.al”; si dhe te revistat: revista në gjuhë angleze “RAVEN CAGE”, “Kryefjala”, revista italiane “Alessandria Today” dhe revista italo-shqiptare për letërsi dhe art “MIRIADE”. Gjithashtu botoi edhe në revistat: “Familja” (Tiranë) dhe “Dituria Islame”, organ ky i Bashkësisë Islame të Kosovës. Deri më tani ka përkthyer dy libra: nga gjuha boshnjake “E drejta islame” të Dr. Jusuf Kardavit dhe bashkëpërkthyes nga arabishtja i librit “Të vërtetat esenciale të Islamit” (El-Hakaikatul-Esasijjetul-Islamijjeh”) të Dr. Abdullah Sead (dyjat të botuara nga BFI në Shkup vitet 1994/1995)
Në periudhën kohore 1993-1997 ka punuar referent i arsimit në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Shkup.
Deri tani ka botuar 32 vepra autoriale:
1. “Mozaiku fetar dhe çështja kombëtare”, esé, botoi Bashkësia Fetare Islame, Shkup, 1997
2. “Xhamia në analet e historisë-Hoxhallarët dhe tempujt fetarë në shërbim të çështjes kombëtare”, (Libër studimor), Cyrih, botoi Fondacioni i Rinisë Islame, 2009.
3. “Letër bijave të mia”, ese, botoi Shoqata Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Amanda Edit, Bukuresht, 2015
4. “Veprimtaria universale e imamit në kurbet”, ese, SHB “SHKUPI”, Shkup, 2015
5. “Fundamentalizmi islamik si fiksion dhe myslimanët antifundamentalistë”, libër me esse, botoi Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup, 2015
6. “LETRA SHPIRTI”, prozë, SHB “SHKUPI”, Shkup, 2016
7. “Tradhtia me profil dhelpre”, prozë, Biblioteka “Hëna e Re”, Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup, 2017.
8. “Predavstvo so profil na lisica”, në gjuhën maqedonase, Skopje, 2017
9. “Stop dukurive të shëmtuara në shoqëri”, esse, Biblioteka “Hëna e Re”, BFI në RM, Shkup, 2017
10. “Letër bijave të mia”, ribotoi SHB “SHKUPI”, sponsorizoi Ministria e Kulturës në RM, Shkup, 2017
11. “Në botën e artit”, (Kritikë letrare), Amanda Edit, Bukuresht, 2017.
12. “Arratisja nga “vdekja”, roman psiko-filozofik, SHB “Grand Print”, Tiranë, 2017. Ribotohet vitin 2018 po në Tiranë; ribotohet edhe në Prishtinë (2019) dhe Tetovë (2020)
13. “Vështrime estetike e letrare”, (Kritikë letrare), SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2019
14. “Letër bijave të mia”, esé, ribotoi SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2019
15. “Bisedë shpirtërore me Nënën Terezë”, libër me esé dhe prozë poetike, SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2020
16. “Monolog mbi monopolin religjioz”, publicistikë dhe esé, SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2023
17. “Dialog midis mistikëve – Misticizmi dhe teozofia”, dramë, SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2023
18. “Dobitë e meditimit në aspektin psikologjik, filozofik dhe fetar”, libër esseistik, SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2023
19. “Escape from death”, romani në gjuhë angleze (përkthyer nga Driton Kardhashi), SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2023
20. “Letër kryeheroit Gjergj Kastriotit Skënderbeu”, esé, SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2024
21. “Familja – Shtyllë e shoqërisë”, monografi, SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2024
22. “Portrete shkrimtarësh” (Vëllimi i parë), përkthyer edhe në anglisht “Portraits of writers” nga Valentina Muka Korçari, “Prokultpress”, Prishtinë, 2024
23. “Bijeg od smrti”, roman në gjuhën kroate (përktheu Nikollë Berishaj), SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2024
24. “Përsiatje studimore e letrare” (reçensa dhe vështrime kritiko-letrare), kritikë studimore e letrare, “Verlag Ajvazi”, Zvicër, 2025
25.”Ramadan Gashi – Një jetë në shërbim të atdheut”, monografi, “Prokultpress”, Prishtinë, 2025
26.”Shejh Musa Karavidaj – Një jetë në shërbim të Zotit dhe Atdheut”, monografi, Prishtinë, 2025
27.”Pranë varrit të të dërguarit të Zotit Muhammedit a.s., Dramë, “Prokultpress”, Prishtinë, 2025
28.”Prof. Bahri ef. Aliu – Pishtar i arsimit”, Shkup, 2025
29.”Escape from “death”, roman i ribotuar në gjuhë angleze në Amerikë (versionet e tij në “Hardcover” dhe “Kindle publishing” shiten “online” në mbarë botën), “AMAZON”, 2025
30.”Profesor Abdullah Blakçori – Një jetë në shërbim të arsimit, letërsisë dhe kulturës”, monografi, SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2025
Në rradhë për botim janë dorëshkrimet e tij:
31.”Në thesaret e krijimtarisë së Akademikut Pjetër Cara”, (Biografi, vepra dhe vështrime)
32.”Kaos – Bota në reanimacion (Ftesë për Paqe në glob)”, libër me poezi në shqip, anglisht, frëngjisht, greqisht dhe kroatisht, “Prokultpress”, Prishtinë, 2025
33.”Në thesaret e muzës poetiko-prozaike të Rrahim Billës” (biografi dhe vështrime)
34.”Me dashuri për Mësuesit e mi”, esse
35.”Veprimtaria shumëdimensionale e profesor Naser Miftarit”
36.”Portraits of writers”, Volume one, English
37.”Portraits of writers”, Volume two, English
38.”CHAOS – LE MONDE EN RÉANIMATION (INVITATION POUR LA PAIX DANS LE MONDE), poezi frëngjisht
39.”Oh, kjo vdekje tragjike”, roman
40.”Ah, this tragic death”, roman në anglisht
41.”Sami Sherifi – Poeti i lirikave”
42.”Xhevat Limani – Mjeshtër i madh dhe neorilindas”
43.”Fatmir Halimi – pedagog, poet, gazetar, shkrimtar dhe kritik letrar”
44.”Poliedriciteti i Profesor Kristaq F. Shabanit”
45.”Në botën studimore dhe letrare të Dr. Zeqirja dhe Dr. Zejnepe Rexhepit”
46.”Homazh për Martirin e kombit Xhemal Farka”, dramë
47.”Gratë heroina”, dramë
48.”Flama botërore”, dramë
49.”Lufta e shenjtë”, dramë
50.”Vdekja në art, letërsi, filozofi dhe religjion”, libër studimor
51.”Qasje në veprat letrare të Bilall Maliqit”
52.”Portrete shkrimtarësh”, botim i gjashtë vëllimeve në shqip dhe anglisht
53.”Në laboratorin krijues të Rifat Ismailit”
54.”Avdi Tafilaj – Veprimtar, humanist dhe biznesmen i suksesshëm”
55.”Këndvështrime teologjike”, esse
56.”Muharrem Zejnullahu – diplomat, politikan dhe veprimtar i madh”
57.”Krijimi i njeriut dhe universit në dritë të argumenteve shkencore dhe fetare”, libër studimor
58.”Gjurmëve të letërsisë” (vështrime, reçensa dhe gjykime letrare)
59.”Qasje në ca vepra filozofike” (vështrime socio-filozofike)
60.”Pranë varrit të Profetit”, dramë – ribotim
61.”El-Hurubu minel-Meut”, roman në gjuhë arabe
62.”Begstvo od smrtta”, roman në maqedonisht
63. “Dialog transhendent”, libër me esse dhe fragmente dramaturgjike.
64. Qershia mbi tortë do jetë libri i tij monografik dhe me vështrime të thella për Akademikun Z. Xhelal Marku…
Për krijimtarinë e tij kanë shkruar recensa e vështrime shumë studiues e kritikë letrarë, si:
Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi, Prof. Dr. Bexhet Asani, Prof. Dr. Salajdin Salihu, Prof. Dr. Edmond Vrapi, Dr. Ramiz Zekaj, Prof. Kristaq Shabani, Dr. Ornela Darocka, Prof. Isak Ahmeti, Prof. Bahri Aliu, Mjeshtri Prend Buzhala, Mr. Fatmir Halimi, Prof. Enver Zhinipotoku, Nexhmije Hasani, Namik Selmani, Bilall M. Maliqi, Rifat Ismaili, Avni Halimi, Fatmir Myrtaj, Sadik Përvetica, Ndue Lazri, Prof. Fadil L. Curri, Emrije Krosi, Valentina Korçari Muka, Mevlyde Mezini Saraçi, Emine Boriçi, Razie Spaho, Prof. Mevlan Lushi, Prof. Abdullah Blakçori, Prof. Islam Gegaj, Isuf Miha, Demush Mehmeti, Margarit Done, Olimbi Dafa, Spasse Thanasi, Xhina Lalaj Cara, Eltona Lakuriqi, Lule Alidema, Lumturi Lume Plaku, Fadil H. Curri, Murat Gashi, Elhame Gjyrevci, Asllan Dibrani, Leart Doçi, Urim Mezini, Argjend Hasani, Pal Sokoli etj.
Ndërkohë që shumë shkrime të tij janë publikuar edhe në gjuhët: anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, çekisht, arabisht, kroatisht, greqisht dhe maqedonisht.
Biografia dhe pjesë nga romanet e tij janë përfshirë në antologjinë në gjuhë angleze “ALL TOGETHER”, botuar në USA vitin 2024 (autor Kujtim Hajdari) dhe në antologjinë “Korsi e Hapur” – botim i Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve e Poetëve “PEGASI” Albania, Tiranë.
Për veprimtarinë e tij botuese në vitin 2016, në Fakultetin e Shkencave Islame, u laureua me çmimin më të lartë “Myfti Vehbi Dibra” nga kreu i Komunitetit Mysliman në Shkup. Për veprimtarinë e tij kombëtare, ndërkaq, po këtë vit, mori dekoratat “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Hasan Prishtina” nga kreu i komunës Çair, në Shkup.
Në vitin 2020 i jepet çmimi “Penë e Artë” nga Shoqata Kulturo-Letrare e Shqiptarëve të Rumunisë – Bukuresht për librin e tij “Bisedë shpirtërore me Nënën Terezë”.
Në vitin 2024 i jepet çmimi “Penë e Artë” nga Shoqata Letrare “Princ Muzaka” për librin e tij gjashtë vëllimësh në shqip dhe anglisht “Portrete Shkrimtarësh” (Portraits of writers, përkthyese shkrimtarja Valentina Korçari Muka).
Më 22 maj, të vitit 2017, promovoi librin e tij “Letra shpirti”, në eventin letrar “Azem Shkreli 2017”, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Poetëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Po këtë vit promovoi 6 titujt e fundit librorë, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me këtë rast mori çmimin e lartë “Poleart International “Pegasi” Albania” nga LNPSHA “PEGASI” ALBANIA në zhanrin “prozë psikanalitike e filozofike” për veprën “Arratisja nga “vdekja”.
Librat e tij i promovoi edhe në Tiranë (2018), Shkup (Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” dhe në Sallën e Komunës Çair, në Institutin Albanologjik (2019) dhe në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë (2020), në Cyrih e Lucern të Zvicrës dhe në Berlin, në Klubin Shqiptar.
Z. Idrizi është koordinator i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA në Gjermani, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni dhe anëtar i Kulbit Letrar “Princ Muzaka” në Tiranë.
Në vitin 2017 shpallet nga AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE “NJËRIU I VITIT 2017”, kurse për shumë vepra të botuara të tij këtë vit 2025 u shpall “SHKRIMTAR I VITIT 2024” nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve PEGASI Albania, si dhe “Shkrimtar i dekadës” nga Shtëpia Botuese “Prokultpress” e Prishtinës, ku i ka botuar shumicën e librave të tij.
Aktualisht jeton dhe vepron në Berlin.