Krejt kto vite, që jetova
Në kujtim më ka mbet koha
Në një parajsë, kisha shtëpinë
Lumturueshëm kalova fëmijërinë
Më shëndriste hëna, bashkë me yje
Nga dritarja hynte dritë
Bëja gjumë me ëndrra fëmije
Gëzimi rritej për çdo ditë
Në atë kohë, s’kishte çmenduri
Nëna na mësonte për urtësi
E babai për besnikri
E më plaka , për ndershmëri
T’gjitha punët shkonin mbarë
Babai zgjohej, gjithmon i parë
Heret nëna bënte lutje
Gjith shtëpia, aromë buke
Shtëpia nuk ishte, shumë e lartë, e shumë e gjërë
Nga dy duar ndërtuar, bio, perfekt
Dy dritare kishte, dhe vetëm një derë
Ama ngrohtësi, kishte , vërtetë
Me vonesë e kuptova këtë jetë
Duke u rritë, e duke u pjekë
Pa mund jeta s’do kish kuptim
Se edhe mundi ka ni shpërblim.
