Me çka t’i mbulojmë plagët e shekujve
Me gjakun e çlirimtarëve
Që u rodhi si lumë
Apo me ngjyrë të zezë -pikëllim?
Shekujt nuk mbulohen
As me ngjyrë qielli
Është ngjyrë e ftohtë
Mungojnë rrezet e diellit…
Nëntorit të kuq
Shumëçka i kemi falë
Buzëqeshja na ka munguar
Në shpirt kemi qenë të vrarë!
Nëntorëve me shekuj
Vallë a u kemi dalë hak?
Edhe pse jemi munduar
Për të kemi derdh gjak.
Po presim nëntorë të rinj
Një ditë të na bëjnë bashkë
Të festojmë me krenari
Kosovë e Shqipëria të jemi një.
Për këtë festë gjithkombëtare
Të valoj shqiponja dy krenore
Të valoj flamuri kuq e zi
Të jemi një Shqipëri.
