Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritBajram Muharremi-Jeta dhe koha që ik !

Bajram Muharremi-Jeta dhe koha që ik !

jeta ec me hapa të heshtur ,
si udhëtar që s’di ku ndalet’
herë ndriçon me diellin e shpirtit,
herë errësohet me mallin e gjatë.

Ne qeshim , qajmë ,dashurojmë ,
krijojmë rrugë që nuk kthehen,
në çdo çast që humb në erë ,
rritet shpirti e zbeht trupi •

Koha s’pyet , as pret ,
ajo rrjedh në heshtje të thellë,
por brenda saj , si një yll që digjet ,
mbetet fjala , kujtimi , dhe emri yt në jetë •

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT