BALADË PËR GRUAN NË PËRJETËSI
11 vjet pa ty Bedrie,
por gjithnjë në kujtimet dhe zemrat e më të dashurve tu!
S’e kam hallin e gjumit
Të rrahurat e zemrës
Do ma shpojnë kraharorin
Se tash ti jeton
Sall në kujtimet e mia
Bashkë me stinën e vjeshtës
Do ma këpusni shpirtin.
Jo nuk dua të besoj
Se ti s’ je më as veç hije
Puthjet tona janë gënjeshtra
Buzëqeshjet gaz pa ngjyrë
Jeta jonë një film i këputur.
Ëndrrat i urrej me shpirt
Kujtimet më shpojnë si shigjetë
Nuk dua për asnjë çast
Ty të të ndërroj me ëndrrat
Por as pa ëndrrat nuk mundem.
Pse s’ma the fjalën e fundit Çfarë mëkati kishim bërë
Ti të prehesh në qiell
Unë të grindem me vjeshtën
Për ta parandaluar dimrin.
Poezi nga Sylejman Pireva
