Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritBali Haxhiu-ME TË DASHTË TY,JETOJ SI NJË TJETËR

Bali Haxhiu-ME TË DASHTË TY,JETOJ SI NJË TJETËR

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Më duhet të rrezikoj të kaluarën time.

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Më duhet, vu në lojë karakterin tim.

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Më duhet të bëhem qesharak para tjerëve.

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Më duhet t’i ndërrojë fjalët orë e qas.

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Më duhet zhvishem nga vetja ime.

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Më duhet ndërruar hapat, të ecë si ti.

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Më duhet, lozur me zjarrin.

Me të dashtë Ty,
Do më thënë,
Jetojë si një tjetër.

Me të dasht Ty,
Do më thënë,
Më duhet të ndryshojë shumë.

Jo, more jo,
Duhet të jem
Ky si jam, të mbrojë dinjitetin!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT