Me fillim nga ora 18:45, kampioni i Kosovës në futboll Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të UEFA Conference League.
Ekipi i Ilir Dajas, në “Fadil Vokrri” do ta ketë përballë Astanan.
Suharekasit sonte do ta synojnë fitoren për të mbetur në hap pët të kaluar në fazën e dytë të UECL.
Kampioni i Kosovë vjen i supermotivuar pas fitores prej 2:0 kundër gjigandit kroat, Dinamo Zagreb.
Ndërkohë janë bërë të ditura formacionet zyrtare:
Formacionet zyrtare
Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Zyba, Kuc, Limaj; Gripshi, Berisha, Kryeziu.
Astana: Condric, Amanovic, Morochkin, Besabekov, Dosmagambetov, Kuat, Jovanovic, Hovhannisyan, Ourega, Ebong, Darboe.
