Barcelona ka përditësuar numrat e skuadrës së saj të parë për sezonin 2022/23 pas një afati kalimtar të ngjeshur.Katalunasit nënshkruan me Hector Bellerinin dhe Marcos Alonson në ditën e fundit, teksa më herët kishin nënshkruar edhe me Lewandowskin, Raphinan, Kessien, Chrisensenin e Kounden.
Bellerin i rikthyer te Barcelona ka marrë numrin 2, i cili u lirua nga Dest që kaloi te Milani, teksa Alonso ka marrë numrin 17 për sezonin 2022/23, që më herët mbahej nga Aubameyang, i cili kaloi te Chelsea.
