Robert Lewandowski shënoi në “Old Trafford” kundër Man United në ditën kur skuadra katalanase u eliminua nga Europa League. Ishte një gol që Bayern Munich do të fitojë 1.25 milionë euro për shkak të bonuseve në kontratën e tij.
Barcelona u përfshi sërish në një natë evropiane për t’u harruar. Skuadra blaugrane u eliminua nga Europa League nga Manchester United. Në Old Trafford, gjigantët spanjollë e panë veten të eliminuar në fazën e raundit të 32-të, transmeton Klankosova.tv.
Ishte një ndeshje që nuk mund të niste më mirë për Barcelonën, pasi pas një çerek ore lojë, Robert Lewandowski kaloi mysafirët në avantazh nga pika e bardhë. Ishte i pari i tij kundër Djajve të Kuq në karrierën e tij dhe i pari për ‘Cules’ nga pika e 12 metërshit deri më tani.
Më pas erdhën golat e Fredit dhe Antonit. Por goli i polakut do të thotë që Barça duhet t’i paguajë Bayern Munichut 1.25 milionë euro, pasi kishte një bonus në kontratën e tij që thotë se ata do të duhej të paguanin shumën në fjalë nëse ai arrinte shifrën e 25 golave, sipas ‘AS’.
Ishte një shifër që ai arriti në “Old Trafford”. Lewandowski tani ka shënuar 15 gola në La Liga, dy në Copa del Rey, pesë në Champions League, një në Europa League dhe dy në Superkupën e Spanjës.
