Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritBardh Nengurra-SIKUR TA KISHA GUXIMIN E BEKIM FEHMIUT( Elegji bashkeshortes time Nushes...

Bardh Nengurra-SIKUR TA KISHA GUXIMIN E BEKIM FEHMIUT( Elegji bashkeshortes time Nushes )

SIKUR TA KISHA GUXIMIN E BEKIM FEHMIUT
( Elegji bashkeshortes time Nushes )
Kéto neté te gjata pafund
Ku gjumi bashk me mendjen
Prore rri te Ti
Atje ne Borge Gravlund.
Ah sa e tmerrshme qenka jeta
Aq e tmerrshme sa pak qetesi s’gjej askund.


Pse o Zot ma more Kuptimin e jetes time?!
Pse ma more gjysmen e Shpirtit tim?
Sa shume te lutesha qe vetem edhe njihere
Ta ngritesh Nushen time ne kambe
Dhe une pastaj Asaj
Té ja plotesoja deshiren e mbrame
Bashk edhe njihere ta vizitojme Vendlindjen
Atdheun tone te mire
Dardanine e lire.


E tash une mbyllun vetem
Ne kété banesé
Qe mé asht ba e tmerrshme si varrezé
Mendoj dhe shof se jeta ma s’ka kuptim
Ah sikur ta kisha guximin
E te pavdekshmit
Bekim Fehmiu.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT