Srebrenicës
Srebrenicë a të rroku shungullima?
Srebrenicë a të rroku hidhërimi ?
Tetë mijë atëherë u vranë
Para syve tanë!
Srebrenicë a u mëzite oj?
Kur kujtove sot bij e bija tua moj?
Të vrarë e të prerë
Nga duart gjakatare
Të masakruar në sytë e Evropës
Mëkatare.
Nga Komandantat e saj tigra letre
E ushtarë pula të lagura
Të ngratët ndihëm kërkuan
E ata shlivovicën me çetnik cakrruan!
Që tetmijë gra, fëmijë e burra
Me duart e tyre masakruan.
Srebrenicë dhembje e pa harruar
Me gjak e varre trojet tua
Anë e kënd mbuluar
Gjakatarët e tu edhe sot
Zgërdhihen e në përqafim
Evropa i fton !
GJENOCID atë fjalë
Asesi nuk don ta kujton.
Srebrenicë a të rroku mërzia
Kur në Evropë askush
Nuk përmend si të humbi rinia
Gra, burra, pleqë e fëmia
Grumbuj, grumbuj në tokë
I paluan me MIJA.
