Njëzetë e katër vjet më parë,
Mbi qiellin tënd , shëndriti çlirimi.
Mbi tokën tënde, mbërriti shpëtimi.
Kosovë, djep i burrave të Dardanisë
Po zbriste mbi ty drita lirisë
Agu i çlirimit, ndriçoi mbi ty
Atë ditë Kosovë martire.
E shkelur, e djegur, e vrarë, e dhunuar.
Në katër anët e shkrumar,
E gjunjëzuar e mjeruar.
Nga bishat pushtuese të karpatisë
Që sollën e mbollën farën e mizorisë
Aty ku shkelnin bar më nuk mbinte
Gjaku në damarë tani më po ngrinte
U çlirove, nga pjellë e mbjellakeqësisë
Buzëqeshja, nga sy të trishtuar
Në buzë u vizatua,
Shpresa i erdhi njerëzisë
Çlirimi t’erdhi, Kosovë
At ditë, e ti liri prite
Ti që për Shqiptari burra trima
Gjithmonë në djepin tënd rrite
Ti Kosovë, Dardani kreshnike,
Athue liria tani e tutje jotja mike?…
