Meditim
Mëngjesi më brofi,në këmbë i çarmatosur ,
kafeja memece,u shfajësua variacionesh,
rrugët e lagështa,siç’muzikë e brengosur,
i dhash’leje vetes,shqita syt’leksionesh.
S’jam un’e para,as vështrim’i fundit,
që fijet e bisedës,i lidhi me veten,
mbulojat e ngjyrosura,koha na i shkundi,
të djeshmet mbi lëkurë,gërmash na rreken.
Kush e thotë këtë,veçse të gjithë,
ç’ledhatime pakuptuar,jetës ia mohuam,
me mirësjellje kujtesa,pret të na i zgjidhë,
me një kthinë gjurme,dertet nuk mbaruan.
Nën sqetull ç’pikëpyetje,mbajm’pandehur,
në ç’skaj të trurit,gjith’nervozat e shpejta,
ç’njerëz kishim dje,sa pak na kan’mbetur,
stinësh përplasur,zhbirojmë tek e vërteta.
