Trajneri i Llapit Tahir Batatina, e ka paralajmëruar “bombën” e verës.
Ai tha se skuadra që drejton në radhët e vet do të ketë sulmuesin me vlerën më të lartë në Superligë.
“Prezantimi i të cilit bëhet së shpejti dhe do të jetë ekskluzivisht për “Legjendat” dhe tifozët tanë llapjanë”, tha Batatina.
Shefi i shtabit teknik të Llapit tha se fuqishëm do të vazhdojnë drejt realizmit të qëllimeve.
Garat edicionin e kaluar Llapi i përfundoi në vendin e shtatë me 43 pikë.
