Monday, December 29, 2025
BallinaSportBayer Leverkusen do të paguajë 15 milionë euro për Xhakën, kontrata pothuajse...

Bayer Leverkusen do të paguajë 15 milionë euro për Xhakën, kontrata pothuajse është dakorduar

Gjithçka shkon tek fakti se mesfushori Granit Xhaka do të rikthehet në Bundesligë në merkaton e verës. Futbollisti 30-vjeçar zviceran mund të vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen.

Siç raporton në rrjetet sociale Fabrizio Romano, kostoja e transferimit të Xhakës te “Aspirinat” duhet të jetë 15 milionë euro. Vihet re se lojtari pothuajse ka rënë dakord për kushtet e kontratës deri në mesin e vitit 2027.

Kujtojmë se më herët në Gjermani, Xhaka ka luajtur për Borussia Mönchengladbach. Nga ky klub zvicerani me orgjinë shqiptare kaloi te Arsenali në verën e vitit 2016. /G.D abcnews.al/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT