(Sot, me rastin e promovimit të librit të tij, “TMERRI KA EMËR”)
Asllan burri
Ti nuk i do fjalët në erë
Me vendosmërinë për fitore
Herët e shqyeve maskën e djallit
Ja vrave ëndrrat
Le të vajtojnë po deshën
Mbi varrin e vet
E zemra na pikoi lot mallëngjimi sot
Për lirinë
Që e pëlqejmë me plot hapësirë
E jo kohën e humbur
Me ty Asllan
Jemi më mendjekthjelltë
Me fuqi legjende
Ligjerojmë urrejtjen ndaj barbarëve
Dashurinë për lirinë
Me ty o Asllan Selimi
E arta mbetet prore e artë
Zemrat kurrë s’na mbushën trishtim

