Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritBedri Halimi-FEHMI LLADROVCI

Bedri Halimi-FEHMI LLADROVCI

FEHMI LLADROVCI

Kur erdhi pushtuesi
U ktheve nga larg
Për të bukurin Atdhe
Nuk u ende poshtë e lartë


Malli për atdheun u bë detyrim
Nuk e bëre himn këngën e urisë
Dhe zgjove botën nga gjumi


Para se të vi te ti
Do i rekrutojmë invalidët në kokë
Të mos ketë valle të vdekjes
Me ty nuk harrohen kufomat
Në murin e të pushkatuarve


Atyre që do të lindin nesër
Me emrin tënd
Do kenë takim e jo ndarje
Për Pranverën e Atdheut


Ti ec përmes lulesh
Pa të mundur në fushën e betejës
Pa ty – është i rëndë vetëtorturimi
Me ty – të gjitha dhembjet shërohen

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT