SANDER PROSI
Prore ke për tu kthyer
Jo vetëm në lapidar kujtimi
Me ty ngjarjet nuk duan shpjegim
Asnjë këngë s’mund të shkruhet pa ty
Frymëzimi i gabuar
Nxit lojen e kremtes së kotë
Me ty ngrisim dolli çdo vit që vjen
Sëmundjen ia shesim mjegullës
Në stacionin e fundit
Duke kërkuar veten dhe rrugën
Jemi njerëz që na njeh bota
Në projektin e planit urbanistik
Në tokën e premtuar të atdheut tim
