Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritBedri TAHIRI-GJERGJI YNË I MADHËRISHËM

Bedri TAHIRI-GJERGJI YNË I MADHËRISHËM

Bota njeh pak gjeneralë të mëdhenj
Ndër ta Gjergji ynë i madhërishëm
Për më shumë se një çerek shekulli
Arbëria e Evropa frymuan lirshëm

Lidhja me të tjerët kundër barbarisë
Një pararendëse e NATO-s së sotme
Shteti i Tij, model për ardhmërinë
Toleranca fetare, traditë e kamotshme

Porosia e fundit për luftëtarët e lirisë
Në luftë gjeneralë e në beteja ushtarë
Strategji pikante për të gjitha breznitë
Shumë beteja fitimtare me pak luftëtarë

Kur i mbylli sytë dhe vajti në atë botë
Vendin e mbuloi terri e zia anembanë
Plisi seç u bë varr e mitanët u cunguan
Kisha e Shën Kollit mbeti pa kambanë

Otomanët besëtytë u vërsulën mbi varr
Kockat u nxorën e u bën copë e thermi
U gjakosen si të tërbuar, kush më i pari
Të grabisnin e të bënin nuska e hajmali

Ama, kot u lodhën të paudhët shpirtzinj
Ashtu veçse na e zmadhuan Kryezotin
Libra, filma, monumente anekënd globit
Sot gjithë bota nderon Gjergj Kastriotin.

Lezhë, tetor 2024

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT