E rëndë që plagë e parë e Shotës
Plumbi i ngeli në ashtin e këmbës
Azemi pasi e strehoi në një shpellë
U nis të kërkonte një mjek popullor
U vonuan ca, se kishte acar e borë
Dhe, para se të mbërrinin në vend
Një krismë e fortë kobureje gjëmoi
Male, fusha, lugje e kodra i trazoi
-Çka ndodhi këtu, mori trimëreshë
Pyeti kapedani që fluturoi nga kali
-S’më duhet mjeku, o Azem Galica
E mjekova: Plumbin me plumb nxora!

