Sunday, March 1, 2026
BallinaSportBefasohet Granit Xhaka

Befasohet Granit Xhaka

Është një befasi e veçantë! 

Federata Zvicerane e Futbollit e ka nderuar Granit Xhakën. 

Para ndeshjes me Bjellorusinë, kapiteni i Kombëtares u takua me një mbështetës të vjetër nga ditët e tij në Basel.

Granit Xhaka u nderua për ndeshjen e tij të 118 ndërkombëtare  nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) para ndeshjes kundër Bjellorusisë. 

“Werner Mogg, një mbështetës legjendar i FC Baselit, del në fushë.

Mogg ishte trajner i U16 në FCB për vite me radhë dhe stërviti talentet atje si Yann Sommerin, Breel Embolon, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. 

Mogg ka punuar në radhët e Baselit për gjithsej 18 vjet”, ka shkruar mes të tjera media zvicerane “Blick”.

 Mesfushori me origjinë shqiptare, kësisoj ka barazuar rekordin e Heinz Hermanit për më së shumti ndeshje të zhvilluara me Zvicrën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT