Harrim dashurish !
Jetojmë n’ëndrra të vdekurish
plot makthe ,
n’tortura terri ,
e n’tymin tinxar zgjohemi
.
Në një planet tjetër
jeton dashuria ,
ajo , që në tokë është z’behur ,
e vdiq në rrugët zhurmuese ,
t’harrimit.
Jetojmë…
dashurish t’vrara
e urrejtesh në këtë udhëtim të shkurtër jete.
N’tufa fjalësh që të ndjekin
nga portrete të njëjtë kudo ,
ato , s’kanë vdekje
kurrë joo.!
E ne do vdesim pa e mësuar lojën e tyre.
N’kët botë të vogël
konstatojmë harrimin e dashurisë ,
shpirtra veshur urrejtjesh ,
e lakuriqësisë.
Kohë në z’varritje ,
kohë që plaket vuajtjesh,
e përqarjesh ,
nga qënie që s’kanë vdekje
ku do lënë veç gjurmë mëkatesh.!
