Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritBegu Davë-Horizont i përtejmë...

Begu Davë-Horizont i përtejmë…

Horizont i përtejmë…

Në horizontin e përtejmë
Kërkon dritën ,
Atje , Ku ekziston deti i dashurisë ,
E një zemër perëndie
E pavdekshme.!


Në luginat e hapura
Ku rrëshjet dritë e fortë ,
Enden dashuritë e gjunjëzuara,
Ngrihen mbi faqet e ngurta
Të puthin eklipsin e ëmbël qiellor.


Të dashurohen si dielli
E si hëna e shndritshme ,
Të ndjejnë ledhatimin e mëndafshtë
Prekjen e butë honeve t’shpirtit ,
Dhe puthjen e zjarrtë të jetës.!


Në frymën e një puhize të lehtë
Të bashkohen me yjesitë ,
Që thellë rrahjeve të zemrës
Arsyeja thërret ndjeshëm ,
Dritë , pak dritë dhe dashuri të përjetme.

Fluturimthi atje në horizontin e përtejmë
Ku dëgjohet një ninullë e ëmbël ,
Që këndon në jetën e këputur udhëve
Dhe të mban shpresash të heshtura.


Qënësia në klithma t’pazhurmshme
Ecën gishtërinjëve në vargun hënor ,
Përshkon në ajrin mbytës.
Duke pritur shpallje dashurish e dritë-jete përgjithmon.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT