Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritBegu Davë-Parajsën aty e kam...Begu Davë-

Begu Davë-Parajsën aty e kam…Begu Davë-

Nuk e shes shpirtin tim
Ai është i lirë dhe pa çmim
Gjer në vdekje.


Nuk kam frikë
Edhe nëse gjakun tim
E shoh në tehun e thikave.


Parajsën aty e kam….
Ajo më kushton më shumë se gjithçka
Për dashuri e paqe e lindur jam.


Zemrën po e ha vetë me dhëmbë
E ndërkohë , qent tinëzar
Le të lehin me gjithë servilizmin e tyre.


Në vendin e ferrit
Do të prehen një ditë
Aty ku ka mbipopullaritet djajsh.

E unë besnike do i qëndroj vetëvetes.
Ashtu frymë-mekur
Si endacake rrugëve të mia.


Perëndimeve buzëqeshur
Do eci, eci e eci…
Edhe përmes pyjeve ku flenë shtrigat.


Do eci si hije fantazmash
Deri në fundin e përjetësisë
Gjersa t’ju bashkohem engjëjve të perëndisë.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT