Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritBehare Daja Kasa-Vetes sime

Behare Daja Kasa-Vetes sime

frika ime më e madhe
nuk janë armiqtë e mi,
para tyre jam e fortë
e ata nuk më mposhtin dot.
frika ime më e madhe
je ti vetvetja ime,
ty nuk ta kam besën
as në ditë të trishta
e as në gëzime

.

druaj se më tradhton
për gjithë sekretet që di për mua.
druaj se më vë në lojë
tek më sheh të qaj heshtazi
në çastet më të trishtuara.

druaj se nuk ma jep besimin
për të cilin kam kaq nevojë.
druaj se ma përdhos fjalën,
e ma shpërdoron
ashtu siç unë nuk e dëshiroj.

druaj të të shoh në pasqyrë
vetja ime,
druaj se më del nga vetvetja
e më s’të kontrolloj.

druaj se më gremis
në të thellëtat hone,
e mes greminash,
ata që dua më tepër nis e i lëndoj.

…s’të lë të më ikësh vetja ime,
e nga vetvetja, më s’të lëshoj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT