Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeBëhuni gati nga kjo ditë dimër në Kosovë, borë dhe temperatura deri...

Bëhuni gati nga kjo ditë dimër në Kosovë, borë dhe temperatura deri në -10 gradë Celsius

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se fundjava në vend do të jetë tipike dimërore, ku shtresat e borës mund të shkojnë deri në 10 cm në zonat urbane.

Në njoftim bëhet e ditur se mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10 gradë Celsius.

Reshjet e shiut që kanë kapluar Gadishullin Ballkanik në javën e fundit, nga dita e shtunë nën ndikimin e masave ajrore polare, do të shndërrohen në reshje sqote/bore e cila nën ndikimin e erërave të forta veriore mund të krijoj shtresa bore madje edhe rreth 10cm në zonat urbane.

Mot i ndryshueshëm e me reshje të kohëpaskohshme sqote e bore do të mbretëroj edhe ditëve në vazhdim të javës që vjen, me temperatura minimale që do të zbresin deri në -10°C dhe me temperatura maksimale që do të luhaten në mes 01°C deri 06°C”, thuhet në njoftim.

Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 15m/s.

Efekti i erërave të fuqishme sidomos veriore, në kontakt të drejtpërdrejt mund të ketë ndikim dhe krijim të ndjeshmërisë së një acari të vërtetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT